Me veturë përplaset në dyqanin e Apple në Massachusetts, humb jetën një person dhe 16 tjerë lëndohen

Një veturë është përplasur sot në një dyqan të Apple në Hingham të Massachusetts, ku si pasojë janë lënduar 16 persona dhe një tjetër humbi jetën.
Gjykatësi i Plymouth, Tim Cruz, ka thënë se rreth orës 10:45, ekipet kompetente kanë pranuar një sërë telefonash për ndihmë, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe policia, që gjetën disa qytetarë të lënduar, raporton CNN.
“Një SUV ngjyrë hiri u përplas në dyert e xhamit të lokalit, ku janë lënduar disa persona. 16 prej tyre janë dërguar në spital e një tjetër ka humbur jetën”, shtoi Cruz gjatë një konference për media.
Kujtojmë që dyqani i Apple në rrugën Derby është mbyllur përkohësisht. Në anën tjetër, është bërë e ditur se shoferi i veturës është shoqëruar nga policia për në stacionin më të afërt të policisë. /Telegrafi/

















































