Gjatë orëve të pasdites, në Outland të Sydneyt shtatë fëmijë që po ngisnin biçikleta skaj një rruge, janë përplasur nga një veturë që kishte dalë prej kontrolli.

Në mesin e tyre, katër kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë me lëndime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


Shoferi i veturës që ndaluar skaj rruge, i është nënshtruar testit për alkool, që ka treguar se ishte mbi normën e lejuar të pijes dhe u arrestua nga mbrojtësit e rendit.

Për t’i ndihmuar fëmijët e lënduar, shkoi menjëherë një autoambulancë, ndërsa zona u bllokuar për ta lejuar intervenimin.

Mësohet se ata ishin nisur për të blerë akullore kur u përfshinë në aksident, ndërsa të gjithë janë të moshës nën 12-vjeçare, shumica nga e njëjta familje.

Të afërmit e tyre janë mbledhur rreth zonës së bllokuar, ndërsa policia mundohet t’i ngushëllonte dhe t’i largonte prej aty. /Telegrafi/