Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 00:30 minuta në Prishtinë ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, vajza të vogla. Nga ky aksident njëra prej tyre ka pësuar lëndime pak më të rënda, ndërsa tjetra ka marr lëndime më të lehta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke hetuar rrethanat dhe shfaqjet e ndodhjes së aksidentit”, tha Borovci.