Vetura del nga rruga në Kaçanik, një person i lënduar - mbyllen të dy korsitë

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:20 pasi vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj të semafori i parë në drejtim të Hanit të Elezit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Tutje ai tha se për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.
“Një person i lënduar është dërguar në Ferizaj në Qendrën Emergjente ne Ferizaj. Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/
















































