LAJMI I FUNDIT:

Vetura bllokohet në shtegun e ngushtë që quhet Rruga e Deleve (Foto)

Vetura bllokohet në shtegun e ngushtë që quhet Rruga e Deleve (Foto)

Në perëndim të Irlandës, ndodhet një shteg i ngushtë që është quajtur Rruga e Deleve.

Sipas emrit, kjo nënkupton se është e destinuar për dele, por një shofer nuk e mori seriozisht, transmeton Telegrafi.

Burri i panjohur që ka hyrë me veturë në këtë zonë, ka mbetur i bllokuar në kthesën e parë në mes të dy mbrojtëseve të rrugës.


Vetura bllokohet në shtegun e ngushtë që quhet Rruga e Deleve foto 2

Makina tij ishte shumë e gjerë dhe ngeci në pamundësi të ecë përpara, ndërsa me shumë vështirësi është kthyer prapa.

Mësohet se ai ka dashur të shkoj në breg të detit dhe të flejë në veturë, derisa të vije të nesërmen trageti.

Vetura bllokohet në shtegun e ngushtë që quhet Rruga e Deleve foto 3

Kjo rrugë e ndërtuar në shekullin e 19-të, është krijuar që delet të jenë të sigurta të shkojnë lartë për të kullotur dhe kthehen sërish në fermën që ndodhet poshtë. /Telegrafi/