LAJMI I FUNDIT:

Vetullat me xixa janë një trend në rritje (Video)

Vetullat me xixa janë një trend në rritje (Video)

Derisa kemi mjekra dhe rrënjë flokësh me xixa, nuk mund të thoni se u befasuat nga vetullat me xixa.

Tashmë kemi edhe një trend, që e tregon fytyrën më ndryshe se zakonisht.

Nëse keni guximin të provoni më shumë ngjyra, e të mos mendoni se jeni bërë një ylber, provoni të vëni xixa në vetulla.


Sa do që duket e thjeshtë, procedura nuk është aq e lehtë, meqë duhet vënë ngjitës e më pas edhe xixat ngadalë.

Shikoni në videon e postuar më poshtë, procedurën e vendosjes së xixave, transmeton Telegrafi.

Ky lloj grimi, do të ju shkonte shumë mirë, në festa.

/Telegrafi/