LAJMI I FUNDIT:

Vettel shpreh keqardhje për defektin në bolidin e Hamilton

Vettel shpreh keqardhje për defektin në bolidin e Hamilton
Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen (Foto: Getty Images)

Sebastian Vettel siguroi nisjen i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Gjermanisë në Hockenhaim, ndërsa në konferencën për shtyp nuk e fshehu entuziazmin e tij.

Piloti i Ferrarit vlerësoi shumë gjendjen e automjetit në këtë fundjavë, ndërsa tha se ndihet i lumtur që garon vetëm pak minuta larg shtëpisë së tij.

Valtteri Bottas, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen (Foto: Getty Images)

“Më vjen vërtet mirë që vij për të garuar vetëm pak minuta larg vendit ku jam lindur dhe rritur”, është shprehur gjermani, citon Top Channel.


“Bolidi ka qenë super dhe e kam ndier këtë që në fillim. Jam shumë i lumtur që vendosa këtë kohë mjaft të mirë dhe tani dua të mbajmë këtë ritëm edhe nesër (e diel) në garë”, ka theksuar Vettel.

Lajmet për FORMULA 1
Lexo po ashtu Lajmet për FORMULA 1
g

Derisa gjermani dominoi në shtëpinë e tij, kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, u tërhoq që në xhiron e parë kualifikuese, për shkak të një problemi në Mercedesin e tij.

Gjithsesi Vettel e konsideron një lajm aspak të mirë, atë që i ndodhi rivalit të tij dhe shprehu keqardhje.

Hamilton me Mercedesin e tij në Hockenhaim (Foto: Getty Images)

“Ajo që i ndodhi Lewis, është diçka që nuk ia uroj asnjë piloti, ndaj më vjen vërtet shumë keq. Është një mëkat, e them vërtetë”, ka shtuar piloti i kokëkuqes.

Theksojmë se Vettel regjistroi një kohë të jashtëzakonshme 1’11″212, duke lënë pas pilotin finlandez të Mercedesit, Valteri Bottas. Vetura tjetër Ferrari, ajo e Kimi Raikkonen, do të niset e treta.

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i 14-të në garën e të dielës duke i dhënë një mundësi mjaft të mirë pilotit gjerman që ta thellojë diferencën e pikëve me britanikun, në renditjen e përgjithshme për pilotë.

Aktualisht piloti i Ferrarit kryeson me 171 pikë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Hamilton me 163 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Kalo në kategori