LAJMI I FUNDIT:

I vetmi model që rrëzon nga froni fustanet me lule në pranverë-verë

I vetmi model që rrëzon nga froni fustanet me lule në pranverë-verë

Edhe këtë vit, këtë model do ta shihni kudo si print ndaj në vijim gjeni disa ide nga të cilat mund të frymëzoheni për blerjen e ardhshme

Fustanet me pika janë një aleat i fortë i gardërobës femërore, zgjidhje ideale për të na dhuruar një pamje elegante nga mëngjesi në mbrëmje


Kur vjen puna te sezoni pranverë-verë, pas muajsh përgjithësisht me veshje të errëta (ose pizhama dhe tuta shtëpie pas disa javëve në karantinë) fustanet e preferuar janë më së shumti me lule.

Printet me lule janë të këndshme, mirëpo vështirë të qëndrojnë në fron për shumë gjatë për shkak të fustaneve me pika – polka-dot.

Pavarësisht ngjyrës, fustanet me pika janë të pakohë. Mund t’i vishni në mëngjes, pasdite, mbrëmje.

Mund t’i vishni në pranverë, verë, vjeshtë e dimër. Mund të eksperimentoni me aksesorët.

Zgjidhni gjatësinë dhe modelin që ju shkon më së miri dhe që mund ta vishni për secilin rast – nga shëtitja më e thjeshtë deri te mbrëmjet festive.

Ngjyrën e zgjidhni sipas shijes dhe stilit, por të zezën, bardhë, bezhë, kurrë nuk do të gaboni.