LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje krahason Putinin me Millosheviqin: Të dy kryen gjenocid, mohuan krimet dhe punuan me Vuçiqin

Vetëvendosje krahason Putinin me Millosheviqin: Të dy kryen gjenocid, mohuan krimet dhe punuan me Vuçiqin

Lëvizja Vetëvendosje ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin me Sllobodan Millosheviqin.

Përmes një postimi në Facebook, në faqen e tyre zyrtare nga LVV-ja kanë thënë se të dy, Putin dhe Millosheviq kanë bërë veprime dhe deklarata të ngjashme.

Kjo deklaratë vjen pas invazionit të Rusisë në shtetin e Ukrainës.


“Veprimet dhe deklaratat të ngjashme. Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë”, thuhet në deklaratën e LVV-së.

Tutje, ata shtojnë se Putin dhe Millosheviq janë mohues të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të dy ata kanë punuar me presidentin aktual Aleksandar Vuçiq.

“Të dy mohues të kombeve që duan paqe e bashkëjetesë njerëzore me fqinjët. Të dy punuan me presidentin aktual të Serbisë Vuçiq. Të dy kryen gjenocid. Të dy mohuan krimet. Njëri vdiq pa ju shqiptuar dënimi, tjetrit po ja shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, në fund thuhet se: “Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori