LAJMI I FUNDIT:

Veterani i Luftës së Dytë Botërore vdiq nga coronavirusi, vëllai binjak i të cilit kishte ndërruar jetë nga pandemia e vitit 1918

Veterani i Luftës së Dytë Botërore vdiq nga coronavirusi, vëllai binjak i të cilit kishte ndërruar jetë nga pandemia e vitit 1918

Një veteran 100-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore që vdiq nga COVID-19, humbi vëllanë binjak nga pandemia e vitit 1918, një shekull më parë, rrëfen nipi i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Philip Khan, ishte veterani më i vjetër në Nassau County, New York, dhe kishte pasur gjithmonë frikë nga një pandemi tjetër që do të mund të ndodhte.

“E ka përmendur mjaft shpesh”, tha nipi i tij Warren Zysman.


“Ai më thoshte mua… (Ju thashë se historia përsëritet, 100 vjet nuk është aq kohë e gjatë)”, u shpreh Zysman.

Kahn dhe vëllai i tij binjak, Samuel, u lindën më 5 dhjetor të vitit 1919. Vëllai i tij vdiq një javë më vonë.

Pandemia e vitit 1918, e shkaktuar nga një virus i njohur më parë si “gripi Spanjoll”, i mori jetën më shumë se 50 milionë njerëzve globalisht, përfshirë 675 mijë personave në SHBA.

Ndërkaq deri më tani, rreth 46 mijë persona kanë ndërruar jetë në SHBA nga COVID-19, dhe rreth 19 mijë të vdekur janë shënuar vetëm në shtetin e New York-ut.

Kahn ishte i vetëdijshëm për atë që po ndodhte në SHBA, pasi shikonte lajmet gjatë gjithë kohës, dhe në ditët e fundit para vdekjes së tij, më 17 prill, ai u përballë me kollitje dhe simptoma të frymëmarrjes nga coronavirusi.

Kahn e dinte se ekzistonte mundësia që ai do të mund të kontraktonte virusin.

“Ai fliste shumë për vëllain e tij gjatë ditëve të fundit”, tha Zysman.

Veterani 100-vjeçar u testua për COVID-19, mirëpo, familja e tij nuk e mori rezultatin deri pasi Kahn ndërroi jetë.

“Ai gjithmonë kishte dashur një funeral madhështor ushtarak, por ne nuk ishim në gjendje t’ia siguronim atë”, tha Zysman.

Mirëpo, në vend të kësaj u organizua një ceremoni e vogël ushtarake, nga dy persona të forcave e armatosura dhe një tjetër burrë, babai i të cilit ishte pjesëtar i Marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili i ra borisë.

“Ai u bë vullnetar i kësaj ceremonie, pasi Forcat Ajrore mbronin pjesëtarët e Marinës, dhe mendonte se ishte nder ta bënte këtë për gjyshin tim”, tha Zysman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori