Tashmë është bërë traditë që çdo vit më datë 23 korrik, në ditëlindjen e Legjendës, Fadil Vokrri, të organizohet turneu i veteranëve të futbollit.

Edhe kësaj radhe stadiumi që mban me krenari emrin e Legjendës, ka mbledhur yjet e shumta të gjeneratave të ndryshme që ndër dekada lanë gjurmë të pashlyeshme në futbollin mbarëkombëtar.


Në organizim të FFK-së, u zhvilluan dy ndeshje, ajo ndërmjet veteranëve të Prishtinës dhe Llapit, skuadra në të cilat luajti gjatë karrierës ish-presidenti i FFK-së, si dhe ndeshja kryesore ndërmjet veteranëve të Përfaqësueses së Kosovës dhe veteranëve të Kombëtares së Shqipërisë.

Turneu Fadil Vokrri 4

Turneu Fadil Vokrri 5

Para fillimit të ndeshjeve të gjitha ekipet pjesëmarrëse bën homazhe dhe vendosen buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës, teksa turneu filloi me një minutë heshtje në nderim të tij.

Ndonëse në temperatura goxha të larta, veteranët u përpoqën që të japin më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, duke dhuruar në disa raste edhe emocione tek të pranishmit me veprimet e tyre.

Turneu Fadil Vokrri 2

Turneu Fadil Vokrri 3

Kosova e fitoi vëllazëroren me Shqipërinë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e cila u luajt 2×25 minuta.

Kosova e nisi mirë lojën dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e 2-të, kur Xhavit Mehmeti në një soloaksion realizoi për 1:0, teksa epërsinë në 2:0 e shtoi ish-futbollisti i spikatur i Prishtinës, Sheremet Isufi, në minutën e 25-të.

Turneu Fadil Vokrri 7

Turneu Fadil Vokrri 6

Turneu Fadil Vokrri 9

Në pjesën e dytë dominimi ishte në anën e veteranëve kuqezinj, të cilët arritën që në minutën e 32-të të ngushtojnë disavantazhin, me golin e Mërgim Mavrajt, nga penalltia, por jo edhe të ndryshojnë epilogun e ndeshjes.

Në duelin paraprak, Llapi e mundi Prishtinën (2:0), me dy golat e Driton Rrahmanit.

Turneu Fadil Vokrri 14

Turneu Fadil Vokrri 15

Turneu Fadil Vokrri 13

Në fund, për ekipet pjesëmarrëse anëtarët e KE të FFK-së, Ismajl Ajeti e Agim Nura, së bashku me emrat e njohur të futbollit si Ajet Shosholli, Sulejman Mema, Ramadan Cimili e Ramiz Krasniqi, i ndanë medaljet.

Për ekipin e veteranëve të Kosovës si fitues të ndeshjes u nda edhe trofeu “Fadil Vokrri”.

Turneu Fadil Vokrri 8

Turneu Fadil Vokrri 10

Turneu Fadil Vokrri 11

Turneu Fadil Vokrri 12

telegrafi sport app