Dyshja nga Ukraina janë kritikuar për veprimin akrobatik, derisa një aeroplan gjigant po aterronte në pistë që ishte shumë afër plazhit ku ata kishin zgjedhur të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve më këtë "lëvizje".

Yuliia Nos kishte qëndruar me një dorë mbi kokën e partnerit të saj Oleg Kolisnichenko në plazhin Maho në Ishujt Karraibe, ku vetëm pak metra larta gjendet aeroporti, transmeton Telegrafi.


2 33

Në fotografitë e shkrepura duket sikur aeroplani do ta godiste derisa po aterronte, kurse shumë persona që kanë pasur rastin t'i shohin fotot kanë kritikuar çiftin.

3 21

Për shkak të veprimeve të ngjashme sikur ajo e çiftit ukrainas, autoritet janë duke menduar ta mbyllin plazhin për turistë, me të vetmin qëllim që të shmang tragjeditë që mund të ndodhin.

4 18

Sidoqoftë, është vështirë të përcaktohet se sa ulët po fluturonte aeroplani, por gjykuar nga fotot dukej se ishte pak centimetra larg kokave të pushuesve. /Telegrafi/