Tilda Swinton shpërfaq izolimin e epokës së Covid-19-shit dhe mënyrën se si kinemaja mund të përshtatet me këtë izolim, shkruan Steve Rose për Guardian. Tekstin e tij Telegrafi e sjell të plotë më poshtë.
Bazohet në një dramë të Jean Cocteau-s të vitit 1930, por “The Human Voice” i Pedro Almodivar-it mund të jetë filmi që kapton më së miri kohët tona të çuditshme moderne. Meqë është thjeshtë Almodovar, ai këtë e bën me elegancë të përkryer, në një melodramë të kontrolluar, me dekor të lakmueshëm shtëpiak. Është film me një dhomë, me një person, që zgjatë gjysmë ore e që në një farë mënyre i shpreh ndjenjat tona të izolimit shtëpiak dhe bazën e paqëndrueshme të kinemasë.
Pjesa flet për neurozat tona të bllokimit: Tilda Swinton është brenda, e vetme dhe gjithnjë e më e tronditur. Ajo është në një telefonatë me ish-in e saj, megjithëse e dëgjojmë vetëm fundin e saj të bisedës teksa vendos lëviz apartamentin e saj me shije duke mbajtur AirPods dhe një sërë veshjesh të klasit të lartë. Ka shumë ndërthurje kulturore aty: DVD-të e saj (Douglas Sirk, Kill Bill), librat e artit, çanta Chanel, piktura (De Chirico, Alberto Vargas)… Edhe sëpata që blen duket me shije.
Por, Almodovar e bën të qartë se asgjë nga këto nuk janë reale. Apartamenti është veç një skenë me pamje industriale. Shpesh e shohim këtë nga jashtë, ose nga lart. Swinton është duke e luajtur veten e saj. “Klientët e duan zbehtësinë time. Atë përzierje çmendurie dhe melankolie”, thotë ajo. Por, edhe ajo është gjithashtu personazh i trilluar, një karakter thelbësisht “Almodovarian”: një grua tjetër në prag të një krize nervore.
Si shumë filmbërës tjerë, Almodovar dhe Swinton vepronin në kushte të kufizuara për shkak të mbrojtjes nga Covid-19-shi. Kjo epokë do të shënohet në histori me një shtim të filmave minimalist, të bërë nga një njeri apo nga një ekip i vogël. Tashmë kemi parë rubrikën Homemade te Netflix-it: një seri filmash të bërë gjatë izolimit, që nga Kristen Stewart, Gurinder Chadha dhe Paolo Sorrentino. Për të mos përmendur këtu Historitë e Izolimit të ITV-së dhe një mori filmash të shkurtër (“The Forgotten C”, që flet për kancerin terminal gjatë Covid-it, është mjaft vetëdijesues për këtë krizë). Këtë të premte gjithashtu pritet lansimi i projektit “Idiot Prayer” të Nick Cave-it, që është film për një koncert të interpretuar në Alexandra Palace-in e zbrazët. Dhe, në dhjetor do ta kemi horrorin “Host” të bërë me Zoom.
Në festivalin e filmit në Venecia, Almodovar-i ka thënë se pandemia “na ka treguar se shtëpitë tona janë një vend ku jemi disi burgosur, sepse mund të gjejmë dashurinë e jetës sonë aty, mund të punojmë aty, mund të na sjellin ushqimin dhe nuk kemi nevojë për të dalë nga shtëpitë e për t’i bërë të gjitha këto. Por, këtë e shoh si shumë të rrezikshme”. Antidoti që sugjeroi ai do të dalë në kinema. “Është e kundërta e gjithë kësaj”, megjithëse shumë prej nesh sot preferojnë të shikojnë filma nëpër shtëpi.
“The Human Voice” mund të mendohet se si Almodovar-i i përqafon ironitë. Filmi është i vendosur në hapësirat e shtëpisë dhe kinemasë dhe pyet nëse ka akoma ndonjë ndryshim. Tamam si duhet, Swinton i zgjidh çështjet në klimaks, në mënyrën e saj kataretike, të dhunshme, por të menduar me shije. Shpresojmë që kinemaja mund të bëjë diçka të ngjashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Surrealizmi

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker