LAJMI I FUNDIT:

Heqja e rrudhave në lëkurë me glikanxo

Heqja e rrudhave në lëkurë me glikanxo

Të gjithë e dimë se procesi i plakjes dhe rrudhjes janë të lidhura fuqishëm. Gratë nga e gjitha bota janë duke shpenzuar sasi të larta të parave vetëm për ta ushqyer lëkurën dhe për ta bërë të duket më e shëndetshme dhe seksi.

E vërteta është se jo të gjitha gratë i kanë paratë për t’i blerë produktet e kualitetit më të mirë, të cilat mund të jenë shumë të shtrenjta, transmeton Telegrafi.


Produktet tjera të lira, dhe disa nga të shtrenjtat, nuk japin aspak rezultate të kënaqshme.

Por, çfarë nëse ekziston një bimë e vetme e cila jep rezultate më të mira sesa çdo produkt i shtrenjtë?

Kjo recetë shtëpiake është e lirë dhe përgatitet shumë lehtë.

Përbërësit:

– Glikanxo

– Një gotë ujë

– Një tas

Fillimisht duhet ta përgatitni një çaj me glikanxo. Pastaj duhet ta shtrydhni çajin dhe ta lini të ftohet për një kohë. Në fund e vendosni çajin në një gotë.

Në mëngjes, si të zgjoheni, e pastroni fytyrën me këtë çaj. Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë zonave ku gjenden rrudhat.

Ky ilaç rekomandohet nga mjekësia alternative dhe është krejtësisht natyral dhe efektiv. /Telegrafi/