Barcelona është vënë në kërkim të një sulmues, kur nuk i ka mbetur edhe shumë kohë, pasi afati mbyllet të premten në mesnatë. 

Lëndimi i Luis Suarezit, ka bërë që klubi të futet në këtë afat kalimtar, ku nuk kanë munguar ofertat e shumta, por që të gjitha janë refuzuar.


Richarlison i Everton dhe Willian i Chelseat ishin disa nga lojtarët që pëlqeheshin, por që nuk ka marrëveshje për ta.

Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenal dhe Rodrigo i Valencias, janë dy emra që po ashtu pëlqehen nga kryesia katalunase.

Por Barcelona është e pritur të harxhojë më pak në këtë afat dhe aktualisht ka një listë prej pesë emrash që kanë kosto më të vogël.

Dries Mertens

Belgu nuk po kalon periudhë të mirë me klubin e Napolit. Me 118 gola në 330 ndeshje për klubin italian, do të ishte një ndihmë e madhe për Barcelonën.

1580389275 228285 1580389508 sumario grande

Mario Götze

Heroi që ia solli Gjermanisë, Kupën e Botës në vitin 2014, është një emër tjetër që pëlqehet. Kontrata e tij është valide deri në qershor dhe mund të vijë për pak para.

1580389275 228285 1580389571 sumario grande

Olivier Giroud

Një tjetër lojtar që po kërkon klub në këtë afat, pasi nuk po luan te Chelsea. Didier Deschamps i ka dhënë ultimatum që të gjejë klub të ri pasi nuk do të luajë te Franca nëse nuk ka minuta.

1580389275 228285 1580389598 sumario grande

Willian Jose

Sulmuesi i Real Sociedad po kërkohet nga disa klube si Tottenham, Spurs dhe West Ham.

Çmimi i tij është rreth 20 milionë euro, shumë që Barcelona mund të paguajë.

1580389275 228285 1580389615 sumario grande

Jan Fiete-Arp

Sulmuesi i Bayern Munich nuk ka arritur ta gjejë vetën në këtë klub.

1580389275 228285 1580389632 sumario grande

Ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje dhe Barca mund ta marr në huaizm për gjashtë muaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app