LAJMI I FUNDIT:

Vetëm edhe 79 ditë kanë mbetur deri në hapjen e qendrës më të madhe tregtare dhe argëtuese në Evropën Juglindore

Vetëm edhe 79 ditë kanë mbetur deri në hapjen e qendrës më të madhe tregtare dhe argëtuese në Evropën Juglindore

Një rrugëtim i bukur dhe domethënës nis në fillim të muajit mars 2023.  Horizonte të reja po hapen në botën e blerjes, argëtimit, gastronomisë dhe të mjediseve për të kaluar kohë të vlefshme me miqtë dhe të dashurit tuaj.

Prishtina Mall, si investimi më i madh privat në vend, do të jetë qendra më e madhe tregtare me një sipërfaqe prej 240.000 m2. Me një arkitekturë mbresëlënëse dhe bashkëkohore, me enterier plotësisht të veçantë e të paparë deri sot në Kosovë, me tavane të larta që mundësojnë depërtimin e dritës natyrore në çdo cep të Qendrës, ajo do të jetë njëra prej qendrave të rralla edhe për parqet natyrore brenda saj me përmasa të mëdha.

E gjithë kjo pamje përrallore është projektuar nga LaguardaLow Architects, të cilët sollën me vete përvojën e tyre shumëvjeçare dhe frymën e Nju Jorkut. Plani i veçantë i Prishtina Mall ka bërë që të fitojë çmimin e parë për arkitekturën më të mirë nga “Property Awards”. Po kështu, kjo qendër tregtare është  e vetmja  në rajon që është e certifikuar me ISO Standardet 9001:2015 për sistemin e menaxhimit të cilësisë me EDGE 1 për strukturën ekologjike dhe efeçiencën e saj energjetike.

Prishtina Mall do të ofrojë mbi 230 marka prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare. Në fushën e gastronomisë do të ketë një gamë të gjërë specialitetesh duke filluar nga ushqimet e shpejta e deri te restorantet kombëtare e ndërkombëtare, kafenetë dhe baret. Por, e veçanta që do të ofrojë ajo është një formë e re argëtimi, me një hapësirë prej 11,200 m2 dedikuar vetëm për argëtim, që do ta bëjë Prishtina Mall-in një destinacion të parapëlqyer jo vetëm nga të rinjtë e Kosovës por edhe nga vendet e tjera të rajonit e më gjerë.

Prishtina Mall do të zhvillojë një larmi të madhe ngjarjesh dhe iniciativash marketingu gjatë gjithë vitit, duke përfshirë panaire, shfaqje, promovime dhe ekspozita falë hapësirave të veçanta të dedikuara për këto ngjarje dhe organizime. Kjo qendër, do të jetë kështu një vend ku familjet dhe miqtë do ta kalojnë kohën e tyre të lirë, duke e ndier aty ndjenjën e përkatësisë dhe duke e bërë atë vendin e tyre të parapëlqyer.

Kjo qendër do të jetë edhe një burim zhvillimi dhe përmirësimi i ekonomisë vendore, duke ofruar rreth 3000 vende të reja pune, duke u shndërruar në pikë referimi tërheqëse dhe të parapëlqyer për rajonin e më gjerë si dhe për zhvillimin e turizmit.

Me 5000 vende parkingu të planifikuara në mënyrë të tillë strategjike që e bën qasjen në pikat kryesore të ndërtesës shumë të lehtë dhe të shpejtë ardhja në Prishtina Mall nuk do të jetë e kufizuar vetëm me veturat, por do të mund të shfrytëzohen edhe linjat e rregullta të transportit nga qendra e Prishtinës  dhe nga qytetet e tjera të Kosovës.

Një përvojë e re dhe mbresëlënëse po na pret. Le ta presim me padurim e kureshtje këtë përvojë të re e me shumë të reja! Marsi po afron. E gëzofshim bashkë Prishtina Mall-in!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori