Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Në mbarë botën raporti mes resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematike, saqë besohet se femrat në këtë relacion assesi nuk mund të funksionojnë bashkërisht. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta
Shumica prej nesh, di raste marrëdhëniesh të tilla, të të dy skajeve: nuse dhe vjehërr që kanë një marrëdhënie të ngrohtë, miqësore, me dashuri dhe kujdes dhe marrëdhënie plot mosmarrëveshje, në një betejë pafund. Por, kuptohet që ka edhe raste të ndërmjetme. Dhe, secila ka diçka për të thënë…
Të jesh vjehrrë e mirë:
▪ Fillimisht pranojeni nusen si dikë që e ka zgjedhur djali juaj sipas shijeve të tij.
▪ Kini gjithnjë parasysh se nusja dhe djali kanë jetën e tyre. Mos kërkoni të dini gjithçka për aktivitetet jashtë shtëpisë. Sa më pak t’i pyesni, aq më me dëshirë ata mund t’ju përfshijnë vetë.
▪ Mos merrni vendime për gjëra që i takojnë nuses, edhe pse jetoni së bashku, duke hamendësuar, pa e pyetur më parë. Për shembull, mos e rregulloni krevatin e çiftit, sidomos pasi e keni vënë re se nuses nuk i pëlqen kjo gjë.
▪ Mos merrni vendime me kokën tuaj sidomos në lidhje me fëmijët. Për shkollën e tyre, rregullat, oraret apo aktivitetet jashtëshkollore vendosin prindërit.
▪ Përpiquni të kuptoni me dashamirësi se cilat janë sjelljet tuaja që nuk pëlqehen, për të mos i përsëritur ato. Kështu keni shumë shanse për të mos u konfliktuar.
▪ Respektoni frymën e re në dekorimin e shtëpisë. Vlejnë gjithnjë konceptet bashkëkohore.
▪ Largohuni me mençuri në moment kur duhet të lihet çifti vetëm. Për shembull: nëse djali do të niset për një udhëtim, takojeni në mbrëmje dhe jo herët në mëngjes, kohë në të cilën ai do të ndahet me të shoqen.
Disa këshilla për nuset:
▪ Ashtu si për vjehrrat, të jesh një nuse e mirë është e rëndësishme për klimën familjare.
▪ Vjehrra është nëna e bashkëshortit dhe gjyshe e fëmijëve tuaj, pra një pjesë shumë e rëndësishme e familjes.
▪ Mos u ankoni çdo ditë që jetoni me vjehrrën. Nëse e keni pranuar këtë fakt që në fillim mundohuni të bashkëjetoni me qytetari me të. Pranojeni si pjesë të familjes dhe mos mendoni se lumturia juaj varet prej saj.
▪ Nëse vjehrra kritikon pamjen, stilin tuaj të prindërimit etj., përballuni me të në moment dhe jo pas disa kohësh ose në mbrëmje t’i ankoheni bashkëshortit. Reagoni qartë, pa agresivitet, për gjërat që nuk ju pëlqejnë, si psh: në rritjen e fëmijëve.
▪ Mos reagoni për pakënaqësitë tuaja kur fëmijët janë të pranishëm.
▪ Nëse për shkak të moshës nuk ju pëlqen që ajo të angazhohet me gatimin, larjen e enëve apo punë të tjera, thojani me qetësi, pa e fyer, duke i ofruar një punë tjetër për të cilën ju do të kishit më shumë nevojë ta bënte ajo. Ose, për shembull, tregojini se do të ishte më mirë të kujdesej për lulet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Dhjetë femrat e famshme dhe parfumet e tyre të preferuara: Zbuloni se cilat aroma dallohen nga Naomi, Madonna, Beyonce, JLo...

Pastrojeni fytyrën me mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur

Pse-të e fëmijëve dhe prindërit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës