LAJMI I FUNDIT:

Veshje komode e damës së parë: Melania ka shëtitur e veshur me fustanin i cili aktualisht është hiti më i madh i modës!

Veshje komode e damës së parë: Melania ka shëtitur e veshur me fustanin i cili aktualisht është hiti më i madh i modës!

Në veshje të këtilla nuk jemi mësuar ta shohim

Melania ka vizituar zjarrfikësit, personalin mjekësor dhe policët për t’u dorëzuar ndihmë me maska, doreza dhe mjete dezinfektuese. Për këtë rast ka zgjedhur modelin aktual kryesor të fustanit.


Fjala është për modelin i cili rikujton këmishën dhe i cili për një kohë shumë të shkurtër ka pushtuar zemrat e të gjitha damave, transmeton Telegrafi.

Arsyeja përse aktualisht është në majë të listës së modës gjithsesi është edhe fuqia e tij që të mbulojë të gjitha të metat, posaçërisht ato në kërdhokulla, por me sukses do të maskojë edhe tepricën e kilogramëve në kofshë dhe nga çdo figurë të bëjë formë të orës së rërës.

Melania në harmoni me kohën e mirë, shkëlqeu edhe me fustanin e kaltër të ndritshëm me të cilin ka përshtatur këpucët e bardha.

Edhe pse veshja nuk është glamuroze, siç jemi mësuar ta shohim, gjithsesi ka merituar notë të lartë.

E po, edhe juve a po ju pëlqen? /Telegrafi/