LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Zgjedhjet e brendshme kanë sjellë kuadro të reja për Dekadën e Re

Veseli: Zgjedhjet e brendshme kanë sjellë kuadro të reja për Dekadën e Re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e reja të degës së PDK-së në Kaçanik, me të cilat ka diskutuar për vizionin e tij për Dekadën e Re dhe për zhvillimin e Kaçanikut ku PDK ka fituar të gjitha zgjedhjet që nga themelimi. 

Duke folur për zgjedhjet në gjitha nivelet e strukturave të PDK-së, kryetari Veseli tha se në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 50 mijë qytetarë të profileve të ndryshme, duke freskuar dhe forcuar Partinë Demokratike të Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të shtetit.


“PDK është forca më e madhe në Kosovë. Jemi parti e veprave e jo e fjalëve. Jemi parti e pajtimit e jo e urrejtjes. Jemi parti e konceptit për të ardhmen e jo që zhytet e plekset gjithmonë në konfliktualitet”, tha Veseli.

Ai ka folur për rezultatet e fundit në zgjedhjet që u zhvilluan në katër komunat e veriut, ku PDK ka dalë e para nga partitë shqiptare në mbi 70 përqind të vendvotimeve përballë koalicionit të tri partive tjera shqiptare që kanë garuar së bashku.

Kreu i PDK-së tha se me përmbylljen e procesit zgjedhor partiak, nisë etapa e re e vizionit të ri të PDK-së – Dekada e Re.

“Si parti shtet formuese dhe shtet ndërtuese, jemi shtyllë e shtetit tonë të pavarur, e fuqishme, luftuese e pa kompromis e dukurive negative duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk ka forcë që mund të na ndalë në këtë vizion. Duhet t’u japim mundësi njerëzve që kanë vizion që kanë dëshirë, që kanë dashuri, që kanë qëllim të shëndoshë për të ndihmuar fqinjin e vet, bashkëqytetarët e vet, familjen e vet, sikurse edhe familjet tjera në gjithë Kosovën”, theksoi Veseli.

Veseli ka folur para strukturave të reja të Degës së PDK-së në Kaçanik edhe për nismat e tij të fundit për Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serbë gjatë luftës në Kosovës, për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit si dhe atë të Dëbimit.

Ai tha se këto propozime kanë për qëllim të kërkojnë drejtësi për mijëra viktima të pafajshme që janë vrarë e masakruar nga forcat serbe, duke i hapur kështu pastaj rrugë arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori