Kyetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot fabrikën KIVO në Kaçanik, e cila bën prodhimin e ambalazheve fleksibile plastike.
Gjatë vizitës, kryetari Veseli u njoh me ambientet dhe me procesin e punës në këtë fabrikë.
Duke e cilësuar këtë fabrikë si histori të jashtëzakonshme suksesi, kryeparlamentari Veseli u shpreh i entuziazmuar me punën dhe prodhimin që bëhet në këtë fabrikë.
Ai përgëzoi pronarët e saj vendorë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, të cilët kanë arritur të tërheqin investitorë nga Holanda, duke ndërtuar sot, siç tha kryeparlamentari Veseli, një nga projektet më ambicioze, i cili tërë prodhimin e saj e plason në tregun e Bashkimit Evropian, sipas standardeve evropiane. Veseli tha se kjo është pikërisht çfarë i duhet sot Kosovës, ndërsa konfirmoi mbështetjen institucionale për projekte të kësaj natyre, të cilat hapin vende të reja pune dhe rrisin prodhimin vendor.
“Ligji për investime strategjike, i miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do t’i hapë rrugë ardhjes së investitorëve të rinj të huaj në vendin tonë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që t’ua sigurojnë atyre të gjitha kushtet e nevojshme për investim”, theksoi kryetari Veseli.
Duke e falënderuar kryeparlamentarin Veseli për vizitën, drejtori i fabrikës, Visar Ramajli, shpalosi projektin e ri për zgjerimin e kapaciteteve të fabrikës, i cili pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti, ndërsa në funksionalizimi i plotë do të bëhet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Ramajli bëri të ditur se në këtë fabrikë aktualisht janë të punësuar 83 punëtorë, ndërsa me zgjerimin e kapaciteteve, ky numër do të rritet edhe për 40 të tjerë.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ku shpreh i kënaqur që biznese si fabrika KIVO, kanë gjetur vend në territorin e komunës që ai drejton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'