LAJMI I FUNDIT:

Veseli: TIK-u ka dëshmuar se është sektori më premtues për punësimin masiv të të rinjve të Kosovës

Veseli: TIK-u ka dëshmuar se është sektori më premtues për punësimin masiv të të rinjve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një videodiskutimi me disa përfaqësues të organizatave dhe kompanive të teknologjisë së informacionit ka thënë se ky TIK-u është sektori më premtues për zhvillimin ekonomik dhe punësimin masiv të të rinjve të Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shtuar se Kosova ka nevojë për këtë ndërmarrës, ku sipas tij, janë njerëzit e së ardhmes, sepse konkurrojnë me sukses nëpër tregjet botërore me kreativitetin dhe aftësitë e tyre.


“Sipërmarrësit e TIK-ut në Kosovë janë njerëzit e së ardhmes, sepse konkurrojnë me sukses nëpër tregjet globale me kreativitetin dhe aftësitë e tyre. Ky sektor është dëshmuar tashmë si sektori më premtues për rritjen ekonomike dhe punësimin masiv të të rinjve të Kosovës”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/