Sot, me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për fëmijë nga e gjithë Kosova, të cilët në sallën plenare kanë mbajtur seancë të drejtuar nga vet ata, me temën: “Fëmijët udhëheqin Kuvendin”.
Para seancës, kryeparlamentari Veseli ka pritur në zyrën e tij një grup fëmijësh përfaqësues, të shoqëruar nga drejtori i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co.
Ndërkaq në fjalën e tij të rastit në seancën e fëmijëve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ditën e sotme e konsideroi ditën më të veçantë të punës së tij në këtë institucion.
Kryeparlamentari Veseli tha se Republika e Kosovës do të jetë vend i lumtur vetëm kur fëmijët e saj do të jenë të lumtur, do të kenë shkollim të mirë, ambient të sigurtë në shoqëri, mirëqenie në familjet e tyre, shëndet të mirë dhe jetë pa shqetësime.
Veseli garantoi fëmijët se së bashku me kolegët e tij deputetë, do të punojë shumë që të drejtat e fëmijëve të mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Ne do të kemi ligje përkatëse për mbrojtjen e të drejtave tuaja në edukim, kujdes shëndetësor, në mbrojtje nga format e diskriminimit, sepse të gjithë ju jeni fëmijët e Kosovës. Të gjithë jeni të barabartë. Duhet të rriteni dhe edukoheni të barabartë. Mbajeni në kujtesë këtë ditë. Ju nesër do të jenë deputetët dhe zyrtarët e rinj të shtetit të Kosovës. Ju do ta trashëgoni këtë shtet, të cilin e kemi ndërtuar ne, baballarët tuaj, me aq mund e sakrifica. Ne do të punojmë shumë që ju nesër të mund të krenoheni me ne. Ju mësoni shumë që nesër të punoni për Kosovën edhe më mirë se ne”, theksoi Veseli.
Lidhur me të drejtat e fëmijëve, në këtë seancë, me fjalimet e tyre kontribuuan edhe fëmijë pjesëmarrës, ndërsa në fund u miratua një rezolutë, e cila iu dorëzua kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, UNICEF-in, Save the Children dhe KOMF në Kosovë, ndërsa të pranishëm ishin edhe anëtarë të Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe deputetë të tjerë të Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak