LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi delegacionin e Batalionit “Atlantiku”

Veseli takoi delegacionin e Batalionit “Atlantiku”

Me një minutë heshtje për dëshmorët, ka filluar takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me ish-pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët 20 vite më parë nga Amerika iu bashkëngjitën luftës në Kosovë.

Veseli tha se lufta çlirimtare nuk do të kishte kuptim pa kontributin e bashkëatdhetarëve. Ai çmoi lart gatishmërinë e bashkatdhetarëve për të lënë jetën e rehatshme në shtëpitë e tyre dhe për t’iu bashkuar luftës çlirimtare në Kosovë, deri në sakrificë.

Tutje Veseli u shpreh se vrasësit e tre dëshmorëve, vëllezërve Bytyçi, nuk janë përgjigjur ende për krimin e tyre, edhe pse, sipas tij, ata janë të njohur.


“Edhe pas dy dekadash, shteti serb nuk po denjon të pranojë krimet që ka bërë në Kosovë, duke tentuar të mohojë masakrat mbi civilët e pafajshëm shqiptarë”, theksoi Veseli.

Ai tha se është obligim e atyre që kanë mbetur gjallë që të vazhdojnë punën në forcimin e shtetit të Kosovës, ngase, siç tha ai, sa më i fortë të jetë shteti, aq më fuqishëm mund ta kërkojë të drejtën e vet.

Komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, tha se ky batalion mblidhte të rinj nga të gjitha trojet e gjeografisë shqiptare, duke përbërë kështu, siç tha ai, një Shqipëri në miniaturë.

“Pas 20 vjetëve vendosëm të rikujtojmë rrugëtimin tonë, duke përkujtuar gjithashtu të gjithë ata që dhanë më së shumti, për të arritur këtu ku jemi, në shtetin e Kosovës, të lirë dhe pavarur. Sa herë vijmë këtu shohim ndryshime pozitive. Ju falënderojmë ju si kryetar i Kuvendit dhe institucionet e tjera për punën tuaj në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të vendit”, theksoi Shehu.

Në takim diskutuan edhe anëtarë të tjerë të delegacionit, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, admiral Skënder Doçi, komandant i parë i batalionit, e të tjerë, të cilët evokuan kujtime nga lufta e 20 vjetëve më parë. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori