Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës, se pa Mitrovicën nuk do të bëhej kombi shqiptar dhe nuk do të bëhej Kosova, as liria, as shteti i pavarur e sovran i saj.
Kreu i Kuvendit tha se njerëzit e këtij qyteti, i gjen në çdo faqe të historisë tonë kombëtare.
“Kudo ku luftohej e veprohej për çështjen kombëtare, aty ishin njerëzit e Mitrovicës. Ishin luftëtarë e prijës, njerëz të dijes e të kulturës, minatorë dhe intelektualë, veprimtarë të lëvizjeve studentore dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot ata na bëjnë krenarë me jetën dhe veprat e tyre në shërbim të atdheut”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se këtu do të qëndrohet gjithmonë, sepse ky është atdheu ynë që e lanë trashëgim të parët, dhe do t’u lihet brezave që do të vijnë më pas.
“Kurrë nuk do ta cenojmë askënd dhe kurrë nuk do të lejojmë askënd që ta cenojë lirinë tonë, tokën tonë, shtetin tonë, kufijtë tanë. Dhe sot Mitrovica është vendi më adekuat për ta dhënë këtë zotim. Sot na jemi zot të vetvetes. Fati i kombit tonë është në duart tona”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai tha se Serbisë i kanë mbetur dy gjëra sa i përket Kosovës: ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin e ushtruar mbi popullin tonë gjatë luftës.
Të dy këto procese, shtoi ai, janë të domosdoshme dhe të pashmangshme.
“Liria është punë dhe përkushtim i përditshëm. Liria kërkon, mbi të gjitha, mobilizim institucional e qytetar, për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, për të krijuar një shoqëri të drejtë, e të barabartë për të gjithë qytetarët tanë, një shoqëri të shanseve për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për të rinjtë tanë, kapitalin tonë më të madh njerëzor dhe zhvillimor që kemi”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se ky është vizioni në Dekadën e Re të Pavarësisë dhe kjo është rruga që do të ndiqet, pavarësisht sfidave dhe pengesave, të çfarëdo natyre qofshin.
“Nuk do të ndalemi asnjëherë. Nuk do të dorëzoheni para asnjë sfide, qoftë ajo kombëtare apo ndërkombëtare. Sepse, ne jemi bashkëluftëtarët e këtyre heronjve që po përkujtojmë sot. Ne jemi ata që e ndryshuam historinë dhe do ta ndryshojmë edhe të tashmen, për ta bërë Kosovën një vend perëndimor, ashtu siç e deshën dëshmorët, ashtu siç e duan qytetarët tanë”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?