LAJMI I FUNDIT:

Veseli rinovon kontratën me Empolin

Veseli rinovon kontratën me Empolin
Frederik Veseli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederic Veseli ka nënshkruar kontratën e re me klubin italian, Empolin.

Veseli është duke shkëlqyer me fanellën e Empolit në këtë sezon në Serie A.

Paraqitjet e tij të mira kanë bindur drejtuesit e klubit italian për t’i ofruar rinovimin e kontratës mbrojtësit shqiptar.


Rrogat e lojtarëve shqiptarë në Serie A për sezonin 2018/19
Lexo po ashtu Rrogat e lojtarëve shqiptarë në Serie A për sezonin 2018/19

Sipas mediave italiane tashmë ka ardhur edhe marrëveshje mes palëve për rinovimin e saj.

Mediumi italian Calciomercato shkruan se drejtuesit e Empolit dhe agjenti Giuffredi kanë arritur tashmë marrëveshje.

Frederik Veseli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Kjo marrëveshje do ta mbaj Veselin pjesë të Empolit deri në qershor të vitit 2022.

Ndryshe, Veseli deri më tani ka zhvilluar nëntë paraqitje në këtë sezon me Empolin, duke qenë njëri nga lojtarët kryesorë. /Telegrafi/