Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka reaguar ndaj shkrimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku pasi shpërndau një citat të një analisti serb, që thoshte se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.
Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kollçaku mund të shkruajë shpërndajë propaganda ndaj UÇK-së, për përfitime politike por është shprehur se kjo gjë i dëmton shqiptarët.
“Deputetja Kollçaku, në cilësinë e mendimit të saj politik, ka lirinë të propagandojë çfarë të dojë, sado që ajo çfarë ka bërë nuk ishte e mençur. Nuk bëhet fjalë thjesht për një qëndrim, por për një mentalitet që mendon se përfitimi politik, duke i dëmtuar shqiptarët, jep premisa suksesi në betejën imagjinare politike edhe pas zgjedhjeve. Për këtë lloj mentaliteti, Serbia agresive dhe politika e saj perfide, e përmbledhur në imazhin e kreut të saj institucional, Aleksandar Vuçiq, është më prioritare sesa sfida që na pret – e ardhmja e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.
Kreu i PDK-së, për ftesën e kryeministrit Kurti, ka thënë se edhe mund të takojë për çështje shtetërore, por ka theksuar se, “nëse vërtet mendon se jam i shantazhuar nga Gjykata Speciale, atëherë Albin Kurti nuk ka nevojë të paktën për mua si një nga themeluesit e UÇK-së”.
“Nuk ka thirrje taktike për unifikim qëndrimesh pozitë dhe opozitë para Serbisë, vetëm për konsum elektoral të Albin Kurtit dhe damkim me shantazhe. Kjo nuk shitet. Para disa ditësh, Albini Kurti bëri thirrje publike të me takoj. Për çështje shtetërore, unë edhe mund ta takoj. Në çdo qëndrim kombëtar që keni proklamuar para fushatës zgjedhore do të jemi me ju. Edhe për flamur kombëtar, edhe për bashkim, edhe për punësim, edhe për konfiskim pasurish për çdo përfitues të paligjshëm. Por, asnjëherë përkulje para presionit, shantazhit e manipulimit.
Deputeten në fjalë e ka futur në konfrontim publik të panevojshëm Albin Kurti. Si ish Kryetar i Kuvendit, e vlerësoj korrektësinë dhe maturinë e deritashme që ajo ka treguar në qëndrimet e veta politike. Kërkim falja për gabime nuk është diçka tragjike. Por, edhe vazhdimi i mbajtjes së qëndrimeve të njëjta të saj, nuk ma ndryshon vlerësimin për të.Por, ka një çështje tjetër më të madhe në këtë temë. Gjykata Speciale. Ka kohë që ka filluar, me entuziazëm e me ankth”, shtoi ai, shkruan Telegrafi.
Sipas tij kazani publik po zien sidomos para supozimeve për ngritje të aktakuzave të Gjykatës Speciale.
“Nuk është e tepërt të thuhet se, përveç pakënaqësive, janë edhe pritshmëritë që kanë ndërtuar si projeksion me targete të veçanta në këtë luftë politike akterët politikë dhe grupet e interesit. Stërzgjatja e këtij procesi afërsisht për 10 vjet, që nga inicimi i kësaj Gjykate, ndërkohë që epilogu i saj nuk po duket, qartazi po krijon hapësirë që nga LVV dhe LDK të përkthehet si shantazh për çështje të brendshme politike, sidomos në raport me Dialogun. Pra, që vonesat e Gjykatës Speciale të lidhen me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe sjelljen e disave prej nesh, varësisht nga ky presion”, ka shkruar më tej Veseli.
Në fund Veseli ka thënë se qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet e fundit, duhet të jenë të vemëndshëm për premtimet e kësaj qeveria, që të kenë mirëqenie…
“Qytetarët le të jenë të vëmendshëm për premtimet që ua dhanë qeveritarët e sotëm, edhe në planin kombëtar, edhe në atë të mirëqenies. E sa për pjesën e UÇK-së dhe timen si një prej liderëve të saj, që nga dita e parë, ju siguroj se luftëtarët e lirisë asnjëherë nuk lëvizin nga interesi i Kosovës dhe dinë ta mbrojnë mirë atë deri në fund”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania