LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Neglizhenca e Qeverisë po rrezikon ekzistencën e bizneseve dhe fatin e mijëra punëtorëve

Veseli: Neglizhenca e Qeverisë po rrezikon ekzistencën e bizneseve dhe fatin e mijëra punëtorëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë, ku gjatë takimit me banorët ka thënë se “E di që jeni të lënë pas dore nga Qeveria dhe me të drejtë jeni të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore”.

Në takimin e tij që kishte me shumë ndërmarrës në Tërpezë, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe me neglizhencën e Qeverisë ndaj bizneseve gjatë pandemisë.

Veseli ka thënë se PDK-ja është aleate e biznesit dhe është për keqardhje trajtimi që dy qeveritë e fundit i kanë bërë atyre gjatë kësaj periudhe.


“Sot jam me këtu me ju për t’u interesuar për gjendjen tuaj dhe për t’u konsultuar lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale. E di që jeni të lënë pas dore nga Qeveria dhe me të drejtë jeni të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.”, ka thënë Veseli.

“Dera e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbetet gjithmonë e hapur për ju si ndërmarrës sepse ju jeni motori që zhvillon ekonominë e siguron të ardhura për shumicën e familjeve të Kosovës.”, ka shtuar Veseli.

Pas takimit me ndërmarrës, Veseli  është ndalur edhe te pemishtja me pronar Qamil Hotin dhe pika e grumbullimit të qumështit me pronar Sami Krasniqin, në Carallukë.

Gjatë kësaj vizite, ai ka thënë se sektori i prodhimit është më i rëndësishmi në vend dhe më i neglizhuari.

“Politikanët e Vetëvendosjes që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë. Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan duke hequr taksën pa asnjë kusht duke mundësuar vërshimin e produkteve të Serbisë të cilat janë të subvencionuara dhe i vendosin prodhimet vendore në konkurrencë të pandershme.”, ka thënë Veseli.

“PDK-ja i jep vëmendje të veçantë sektorit të prodhimit sepse garanton më së miri rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës. Prandaj ka propozuar mbrojtje ligjore të prodhimit vendas.”, ka shtuar ai.

Prodhuesit Hoti dhe Krasniqi e kanë falënderuar Veselin për vizitën dhe mbështetjen që po u jep bizneseve gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori