Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në New York, së bashku me ish-bashkëluftëtarët nga Batalioni “Atlantiku”, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varreve të tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Kreu i Kuvendit tha se vet përulja para këtyre tre heronjve, tregon se sa shumë është dashur të jepet për të arritur këtu ku jemi sot.
Veseli tha se liria është e shenjtë dhe e shtrenjtë, prandaj duhet punuar edhe më shumë për ta ruajtuar atë që është arritur dhe njëkohësisht për të vazhduar edhe më fuqishëm në kultivimin e partneritetit me SHBA-të, edhe për faktin se, siç tha ai, ky vend u ka dhënë mundësinë të gjithëve.
“Vetëm 19 vite më herët demonstronit, dilnit në mënyrë ushtarake për t’u nisur në drejtim të rrugëtimit të lirisë, luftës së UÇK-së dhe çlirimit të vendit tonë, Kosovës. Ne do të vazhdojmë këtë partneritet. Jemi falënderues ndaj SHBA-së, ndaj partnerëve tanë dhe do të vazhdojmë bashkarisht për fuqizimin e shtetit. Nuk ka kush që na ndalë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Kryeparlamntari tha se shteti ynë është i shenjtë, sikurse janë të shenjtë sovraniteti dhe integriteti territorial. Ai shtoi se do të punohet, së bashku me partnerët, që shtetin ta kemi edhe më të fuqishëm në aspektin ekonomik, demokratik dhe atë ligjor.
“Ju duhet të jeni krenarë për kontributin që keni dhënë për lirinë e Kosoves. Ata që na kanë ndihmuar dhe e kanë bërë të mundur që edhe ne që kemi qenë në luftë të luftojmë, duhet të jenë krenarë, për aq sa duhet të jemi krenarë edhe për kombin të cilit i takojmë”, tha Veseli.
Aintha se duhet ruajtuar dhe çuar përpara amaneti i këtyre tre heronjve, të rënë në altarin e lirisë.
“Jam shumë krenar që sot, si bashkëluftëtar i tyre, bashkëluftëtar i juaji, vij në krye të institucionit të përfaqësuesve të popullit të Kosovës, Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ndajë dhe të përkulemi bashkarisht para sakrificës së popullit tonë, para këtyre heronjve të lirisë. Lavdi heronjve të UÇK-së, lavdi sakrificës së popullit tonë”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze