LAJMI I FUNDIT:

Veseli mori pjesë në ndarjen e 28 shtëpive në Prizren, për festën e 28 Nëntorit

Veseli mori pjesë në ndarjen e 28 shtëpive në Prizren, për festën e 28 Nëntorit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me përfaqësues të organizatës “Jetimët e Ballkanit”, sot, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, mori pjesë në ndarjen e 28 shtëpive për 28 familje në nevojë në komunat e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.

Duke uruar familjet për Festën e Nëntorit dhe për shtëpitë e tyre të reja, kryeparlamentari Veseli tha se solidariteti është virtyt i përcjell brez pas brezi midis shqiptarëve, i cili duhet rritur dhe kultivuar edhe më tej.

Kryetari i Kuvendit tha se sado të forta qofshin institucionet dhe sado e madhe të jetë përkujdesja e shtetit ndaj qytetarëve, gjithherë do të ketë nevojë për mbështetje dhe solidaritet midis njerëzve.


“Ndarja e 28 banesave pikërisht me 28 nëntor, në këtë festë të madhe kombëtare, mëton të përçojë mesazhin e afrimit e të bashkimit më të madh të qytetarëve me njëri-tjetrin. E përgëzoj bamirësin Halil Kastrati dhe shoqatën që ai udhëheq pë punën e vazhdueshme në ndihmë të qytetarëve në nevojë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori