LAJMI I FUNDIT:

Veseli kujton Fazli Greiçevcin: Sakrifica e tij është obligim moral për një Kosovë ku luftohet korrupsioni

Veseli kujton Fazli Greiçevcin: Sakrifica e tij është obligim moral për një Kosovë ku luftohet korrupsioni

Kryetari i i PDK-së, Kadri Veseli, në 55-vjetorin e vrasjes e ka kujtuar atdhetarin Fazli Greiçevci.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sakrifica e madhe e atdhetarëve tanë është obligim moral që ta japim maksimumin tonë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre.

“Para 55 vjetësh, pas torturave mizore në burgun e Prishtinës, u vra mësuesi, shkrimtari dhe veprimtari i shquar i kauzës sonë kombëtare Fazli Greiçevci. Ai bashkë me Adem Demaçin dhe patriotët tjerë e themeluan Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në vitin 1963. Greiçevci dhe vepra e tij kanë qenë burim frymëzimi për shumë breza të të rinjve, që dekada më pas i rrokën armët për ta mbrojtur atdheun edhe në luftën e armatosur. Ai dhe shokët e tij janë dëshmi e sakrificës së madhe që është bërë për të arritur në ditët e sotme të lirisë dhe pavarësisë. Sakrifica e madhe e atdhetarëve tanë është obligim moral që ta japim maksimumin tonë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori