LAJMI I FUNDIT:

Veseli ia prezanton shoqërisë civile nismën për komision hetimor për listat e veteranëve

Veseli ia prezanton shoqërisë civile nismën për komision hetimor për listat e veteranëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku para tyre  ka prezantuar nismën për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ka theksuar se shoqëria civile është një nga shtyllat e rëndësishme të shtetit për ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë dhe që së bashku duhet të punojnë, për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës.

I pari i PDK-së ditë më parë ka thënë se do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues.


“Komisioni Hetimor Parlamentar, me punën e tij, duhet të sigurojë që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shteti i tyre, për të cilin ata luftuan dhe ishin të gatshëm të vetë sakrifikoheshin. Raporti final i këtij Komisioni do të bëhet publik, i bazuar në ligj, do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë – për t’i ndjekur penalisht mashtruesit”, kishte thënë Veseli në një konferencë për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Lajme
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori