LAJMI I FUNDIT:

Veseli fton liderët e partive ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit

Veseli fton liderët e partive ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi duhet shqetësuar të gjithë dhe jo vetëm një parti.

Në një konferencë për media,  ai ka prezantuar Paktin Kundër Korrupsionit duke i ftuar të gjithë liderët e partive politike ta nënshkruajnë atë.


Veseli ka thënë se “nuk është sekret që korrupsioni ka arritur nivele të larta në vendin tonë dhe po e dëmton shumë atë por lufta kundër korrupsionit është çështja më kritike në agjendën e tij”.

Sipas tij, ky fenomen po i dëmton edhe marrëdhëniet me miqtë aleatë.

“Madje edhe partnerët tanë të rëndësishëm, sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin dhe nepotizmin në vendin tonë. Korrupsioni është një e keqe dhe madje dëmton marrëdhëniet tona me jashtë. Gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit. Vetëm nëse zhvillojmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ne mund të ndërtojmë një të ardhme për të rinjtë këtu”, ka thënë Veseli para mediave, thuhet në njoftimin për media.

Veseli po ashtu tha se shumë të rinj po largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive të barabarta; një rezultat ky i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe nepotizmit.

“Asnjë parti në Kosovë nuk është e pastër nga gabimet dhe nuk mendoj se publiku pret që ne të bëjmë një lojë fajësie. Publiku pret që ne të bëjmë ndryshime dhe të krijojmë një realitet të ri- dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Javët e fundit kam folur për luftën kundër korrupsionit, listën e pastër që do të përfaqësojmë dhe qeverinë e ardhshme që unë do të drejtoj. Listë pa aktakuza dhe qeveri pa aktakuza. Unë gjithashtu kam marrë disa vendime të brendshme lidhur me partinë time, siç është vendimi për të larguar nga postet zyrtare të gjithë personat që kanë pasur aktakuza për nepotizëm dhe korrupsion”, tha Veseli.

Në fund, ai pasi ka nënshkruar këtë pakt kundër korrupsionit, ka thënë se do t’ua dërgoi zyrtarisht secilit kryetar partie politike që garon në këto zgjedhje për ta nënshkruar të njëjtën, në mënyrë që lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit të mos mbetet vetëm në letër por të kthehet në vepra.

“Unë i kam dëgjuar të gjithë liderët politikë në Kosovë që flasin se duhet luftuar korrupsionin, por pa ndërmarrë një veprim. Unë sot po propozoj një hap konkret të prekshëm. Boll me fjalë, qytetarët duan vepra. Kjo është arsyeja pse unë prezantoj sot Paktin Kundër Korrupsionit, dhjetë pika për të cilat, të gjithë liderët e partive mund dhe duhet të bien dakord, në mënyrë që të rinovojë besimin e publikut te politikanët, në mënyrë që të luftojmë me të vërtetë korrupsionin”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori