LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Edukimi cilësor, rruga e vetme për përparimin e shtetit dhe shoqërisë

Veseli: Edukimi cilësor, rruga e vetme për përparimin e shtetit dhe shoqërisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar sot të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan edukimi cilësor në të gjitha nivelet është rruga e vetme që mundëson përparimin e shoqërisë dhe shtetit.


“Sot rrugëve të Kosovës iu rikthye gjallëria e munguar prej dy muajsh. Ata që e mbushin me gëzim jetën tonë, fëmijët e Kosovës kanë nisur vitin e ri shkollor. Të gjithë nxënësve, arsimtarëve, prindërve që sot kanë nisur fëmijët e tyre për në shkollë, ua uroj një vit të mbarë shkollor. Edukimi cilësor në të gjitha nivelet është rruga e vetme që na mundëson përparimin tonë si shtet dhe shoqëri”, shkruan Veseli. /Telegrafi/