LAJMI I FUNDIT:

Veseli e Lladrovci thirrje qytetarëve të Drenasit: Mos ndizni zjarre në natyrë

Veseli e Lladrovci thirrje qytetarëve të Drenasit: Mos ndizni zjarre në natyrë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Drenasit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Veseli dhe Lladrovci vizituan edhe xhaminë e djegur në fshatin Vërbovc.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Komunën e Drenasit, sot e vizitoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe me këtë rast e informova për të gjitha masat që ka ndërmarrë komuna për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit covid-19, bashkëpunimin e gjithanshëm dhe angazhimin për zvogëlimin e dëmeve nga pandemia.

Me z. Veseli vizituam xhaminë e djegur në Vërbovc, ku na pritën kryetari i Bashkësisë Islame të Drenasit, Valon Bequku, kryeimami i Bashkësisë Islame, Mehdi Kastrati dhe imami i Xhamisë në Vërbovc, Driton Kastrati.

Ky akt i shëmtuar kriminal, djegia e monumentit të vjetër fetar, ka zgjuar indinjatën e të gjithë banorëve të komunës tonë dhe më gjerë.

Më pastaj, për të parë nga afër punën e fermerëve tanë, vizituam fermën e z. Mensur Gllareva, ku u fol për sfidat me të cilat përballet ferma e tij në kohë pandemie si dhe mundësia e përkrahjes së kompanive private pas pandemisë.

Së bashku me z. Veseli, kemi ftuar qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë. Katastrofa natyrore e djegies së pyjeve e cila po ndodhë javëve të fundit në komunën tonë, është e rëndë sepse po ndodh në kohën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mbingarkimit të zjarrfikësve për shuarjen e tyre. Fundja, djegia e pyjeve është dënueshme!

Kujdes po, panik jo! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori