LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet, Komuna e Prishtinës reagon ndaj Ujësjellësit “Prishtina”

Vërshimet, Komuna e Prishtinës reagon ndaj Ujësjellësit “Prishtina”

Komuna e Prishtinës ka hedhur poshtë akuzat e ujësjellësit rajonal “Prishtina” pas vërshimeve të fundit në kryeqytet dhe ujërave fekale, duke thënë se ka bërë një sërë investimesh të dukshme për përmirësimin e gjendjes.

“Deklaratat e KRU “Prishtina” rreth investimeve në sistemin e rrjetit të kanalizimit nuk qëndrojnë fare. Komuna e Prishtinës është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës”, thuhet në reagim.

Komuna e Prishtinës kujton se sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët dhe se Komuna nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU “Prishtina”.


Komuna e Prishtinës njofton për dëmet që i ka shkaktuar shiu
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës njofton për dëmet që i ka shkaktuar shiu

Ndryshe, Komuna e Prishtinës njofton se ka pasur shumë projekte për rregullimin e rrugëve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, e të cilat përfshijnë shumën prej disa milion euro, prej tyre një milion euro vetëm në lagjen “Sofalia” dhe 800 mijë euro në Hajvali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori