LAJMI I FUNDIT:

Verma thotë se Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik

Verma thotë se Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dalë me njoftim për vizitën e Zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma, ku mes tjerash ka theksuar arritjen e marrëveshjes për themelimin e një Dialogu Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Verma zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Odën Ekonomike Amerikane.

Sipas njoftimit, gjatë takimit me presidenten Osmani, palët ranë dakord për të nisur këtë Dialog Strategjik, i cili do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha kyçe.


Zëvendëssekretari Verma theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një shtet demokratik dhe multietnik.

“Verma gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një shtet demokratik dhe multietnik, ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të prosperojnë pa frikë nga ngacmimet”, thuhet në komunikatë.

Së bashku me Verman, Kosovën gjatë ditës e vizitoi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori