LAJMI I FUNDIT:

Verifikimi i votuesve jashtë Kosovës përmes telefonit nga KQZ, Germin dorëzon sot ankesë në PZAP

Verifikimi i votuesve jashtë Kosovës përmes telefonit nga KQZ, Germin dorëzon sot ankesë në PZAP

Organizata Germin do të dorëzojë sot një ankesë në zyrën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) rreth vendimit të fundit të Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ) për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim Për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës.

“Ne si organizatë jo-qeveritare, misioni i së cilës është avokimi për të drejtat e diasporës vlerësojmë që ky vendim i fundit është kundër të drejtave elementare kushtetuese të secilit anëtar të diasporës të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet në Kosovë.

Me këtë rast, ne ju ftojmë juve si media, në orën 14:00 pranë zyrave të PZAP-së (Rr. “Migjeni, Ndërtesa e ish Bankës se Lubljanes dhe OSBE-së) në komunikatën tonë për shtyp në të cilën do të prononcohemi më gjerë rreth kësaj ankese dhe ndaj pyetjeve potenciale që ju mund të keni rreth kësaj ankese”, thuhet në njoftimin e Germin.


KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi
Lexo po ashtu KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi

Ndryshe dje KQZ në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

“Nga një e-mail adresë aplikuesi mund të aplikojë për vetën dhe rrethin e ngushtë familjar që kanë të njëjtin mbiemër. Në formularët e aplikimit për regjistrim aplikuesi duhet të shënojë vetëm numri ne tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari. KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit, kjo është me rendësi të ceket, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, tha dje kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori