Doktoresha e të porsalindurve, Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për verdhëzën te foshnjat.

Hasbahta thekson se verdhëza është gjë e rëndësishme që duhet trajtuar. Ajo bëri të ditur se verdhëza fiziologjike fillon në ditën e dytë ose të tretë.


“Këtu kemi të bëjmë me një verdhëz fiziologjike për shkak të shkatërrimit të eritrociteve... bilirubina lirohet dhe jep ngjyrën e verdhë...”, tha ajo.

Tutje doktoresha bën të ditur se bilirubina ka shumë efekt në qelizat trunore, prej përgjumjes deri te dëmtimet e qelizave.

Ajo tha se lidhur me verdhëzën i kanë mjetet që e identifikojnë dhe në këtë drejtim punohet mjaft.

“Çdo prind frikësohet kur e sheh fëmijën shumë të zverdhur nga ngjyra dhe e dërgon me kohë”, tha ajo.

Por, sipas saj duhet dalluar verdhëza fiziologjike me atë patologjike pasi siç u shpreh doktoresha me verdhëzën patologjike duhet pasur shumë kujdes.

Ajo theksoi se fototerapia është mënyrë e trajtimit të verdhëzës, është në fakt zgjedhja e parë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë ku doktoresha Hasbahta flet për kujdesin ndaj të porsalindurve mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/