Veprim skandaloz nga Espanyoli: Lëshon ujin në fushë ndërsa lojtarët e Barcelonës ishin duke festuar titullin

Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër Espanyolit, në kuadër të javës së 36-të të kampionatit spanjoll.
Lamine Yamal dhe Fermin Lopez realizuan golat në pjesën e dytë, duke i siguruar klubit katalanas titullin e 28-të në kampionatin spanjoll.
Me të përfunduar ndeshja, lojtarët e Barcelonës filluan të festonin këtë arritje, por jo gjithçka shkoi sipas planit të tyre.
Espanyoli bëri një gjest të ulët, duke lëshuar ujin në fushë për t’i larguar ata.
Padyshim se kjo do të ketë ndëshkime nga La Liga, duke ditur se Espanyoli është rival i Barcelonës për shkak të Katalunisë.
Barcelona kërkon që Katalunias të jetë shtet në vete, i ndarë nga Spanja, ndërsa Espanyoli, përkundër se është në Barcelonë, mbështet idenë e Spanjës që Katalunia mos të shkëputet nga ta. /Telegrafi/



















































