LAJMI I FUNDIT:

Veprat e kompozitorit Valton Beqiri, botohen në Shkup

Veprat e kompozitorit Valton Beqiri, botohen në Shkup

Në sallën e Qendrës Kulturore Informative ne Shkup, u promovua botimi i miniaturave për flaut dhe piano nga kompozitori ynë i mirënjohur Valton Beqiri.

Sipas recensentes të këtij botimi dhe njëkohësisht solistes së mirënjohur prof. Venera Mehmetagaj-Kajtazi, këto miniatura ofrojnë mundësinë e përzgjedhjes së veprave nga njëra prej tyre e gjerë të kombinimi apo realizimi i tyre në tërësi.

Ajo tha se veprat do të jenë pjesë e shpeshtë e repertorit koncertal jo vetëm në suaza kombëtare por edhe ndërkombëtare.


Sipas kompozitorit prof.ass. Drinor Zymberi,  veprat e Valton Beqirit paraqesin një hap të rëndësishëm drejt pasurimit të literaturës muzikore për këtë formacion.

“Në rrafshin kompozicional ato paraqesin një sintezë në mes muzikës burimore shqipe dhe asaj profesionale – artistike, duke i bërë model atraktiv si për instrumentistin ashtu edhe për dëgjuesin”, u shpreh Zymberi.

Ndërkaq, njëri nga anëtarët e panelit, Blerim Grubi u shpreh mjaft i lumtur për këtë ngjarje.

Sipas Grubit për komunitetin artistik muzikor dhe jo vetëm, kjo është një ditë e veçantë ku për herë të parë kemi një përmbledhje të veprave në një botim të vetëm.

Krahas mirënjohjes drejtuar autorit të miniaturave, vlen të theksohet kontributi, puna dhe angazhimi i ideatores së këtij botimi, Sarana Ademi.

Për fund, në kuadër të këtij promovimi u interpretuan edhe disa nga veprat e këtij albumi nga flautistja Sarana Ademi nën përcjelljen pianistike të vetë autorit.

Ky botim është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së veriut, komuna e Çairit si dhe komuna e Prishtinës.

Në trend Magazina

Më shumë
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Kalo në kategori