LAJMI I FUNDIT:

Botohet vepra e tretë e Mi’that Frashërit

Botohet vepra e tretë e Mi’that Frashërit

Botohet vepra e tretë e Mithat Frashërit (I njohur me pseudonimin Lumo Skendo). Nis me “Folenë kombëtare”, një dramë për të cilën Ismail Kadare shkruan gjashtë faqe parathënie, si kritik jo vetëm i dramës së tij, por edhe i gjendjes së teatrit sot. Ai ndalet edhe te fati i godinës e deri te drama që po përjeton pa dramat e veta.

Studiues, shkrimtarë e kritikë, janë bërë bashkë për të prezantuar këtë vepër ku një zë të veçantë zënë drama dhe memuaristika e Mit’hat Frashërit.

Për studiuesin Aurel Plasari autokritika është ajo që e veçon Lumo Skendon nga të tjerët.


Instituti i botimeve Lumo Skëndo vijon përmbledhjen e veprave e dorëshkrimeve, e shumë shpejt premton të prezantojë edhe veprën e katërt të Mit’hat Frashërit. /Vizion Plus/