Në pikturën e famshme të Sandro Botticellit, “Nascita di Venere” (Lindja e Venerës), është fshehur një mushkëri. Skica, detajet anatomike madje edhe ngjyra e organit janë riprodhuar në mantelin që mbahet nga duart e Florës, perëndia e pranverës, e shfaqur duke u përpjekur të mbulojë Venerën që po mbërrin në ishullin e Qipros.
E frymëzuar nga filozofia neo-paltonike që sundonte në atë kohë në oborrin e e familjes Medici, ky simbol përfaqëson kremtimin alegorik të ciklit të jetës të gjeneruar nga frymëmarrja hyjnore. Kjo hipotezë shfaqet në studimin e publikuar nga revista shkencore “Acta Biomedica”, nga Davide Lazzeri, kirurg plastik i klinikës “Villa Salaria” në Romë, që prej shumë kohësh është fokusuar në studimin e mjekësisë në art.
“Bëhet fjalë për një interpretim personal dhe spekulativ, por është në të njëjtën linjë me një studim të mëparshëm mbi një tjetër kryevepër të Botticellit, ‘La Primavera’ (Pranvera), ku studiuesit Blech dhe Doliner kishin individualizurar skicën e dy mushkërive që krijohej nga gjelbërimi pas figurës qendrore të Venerës”, shpjegon Lazzeri.
Tek ‘Lindja e Venerës”, që ruhet në “Galleria degli Uffizi” në Firence, Botticelli ka pikturuar vetëm mushkërinë e djathtë. Ngjyra e kuqe e mbyllur e mantelit të kujton atë të marenkimës së mushkërive, ndërsa përthyerja e çuditshme e mantelit, për shkak të erës pak më sipër dorës së majtë të Florës, të kujton zgavrën nga ku kalojnë bronket, enët e gjakut dhe nervat.
“Por, është e mundur të ketë edhe një tjetër shpjegim simbologjik të lidhur me mushkërinë. Ky organ, në fakt, mund të kujtojë vdekjen për shkak të turberkulozit të muzës së re të Botticellit, fisniken fiorentine Simonetta Cattaneo Vespucci, që ka shërbyer për frymëzimin e vetë fytyrës së Venerës”, shton Lazzeri. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame