LAJMI I FUNDIT:

Vendoset gurthemeli i projektit ‘’Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes’’ në Klinë

Vendoset gurthemeli i projektit ‘’Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes’’ në Klinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot pjesë në vënien e gurthemelit të projektit “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes”, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës.

Kurti tha se ishte kënaqësi të ishte sot në Klinë me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe me inxhinierët e “Hidrodrinit” me rastin e përurimit të ndërtimit të fundërruesve të cilët ujin e lumit e bëjnë ujë të pijshëm.


Ai tha se pavarësisht që Klina i ka gjashtë lumenj, fatkeqësisht i mungon uji i pijes, sepse uji i lumit vetvetiu nuk është ujë i pijes.

“Për t’u bërë ujë i pijes është i rëndësishëm ndërtimi i këtyre fundërruesve të cilët e bëjnë filtrimin e ujit dhe në këtë mënyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve të Klinës ai bëhet ujë për përdorim për pije’’, tha në deklarimin e tij para gazetarëve kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri tha se sot është një ditë e gëzuar edhe për banorët e Klinës edhe për kryetarin Zenun Elezaj, për ministrin Elbert Krasniqi për Qeverinë e Republikës, duke uruar që do të vazhdojë bashkëpunimi i këtillë midis Qeverisë edhe Komunës dhe në Projekte të tjera me bashkëfinancim e me bashkëpunim.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se ky projekt po realizohet në harmoni të plotë me premtimet e Komisionit Ndërministror që është themeluar nga kryeministri Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u shpreh i lumtur që Komuna e Klinës është përcaktuar për këtë lloj të projektit nga i cili shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt përfitojnë qytetarët e kësaj komune.

“Është e rëndësishme se i jepet një mundësi e mirë me zgjidh pjesën e parë të problemit të ujit të pijes në Klinë dhe sigurisht në diskutimet që i kemi edhe me Ministrinë e Ekonomisë në grupin tonë ndërministror që në të ardhmen të vazhdojë të kemi mbulueshmëri në krejt territorin e komunës së Klinës’’, tha ministri Krasniqi.

Ndryshe, KRU “Hidrodrini” në njoftimin e bërë për media thotë se “Me këtë projekt, uji i filtruar prej 100l/s do të kaloj më pas në fabrikën ekzistuese të cilës vitin e ardhshëm poshtu do ti ndërrohen filtrat në vlerë prej 200 mijë eurosh”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori