Lojtarët e Leyton Orient dhe Stockport County luajtën 2-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off për plasman në Championship, dhe ky duel solli edhe disa momente kontraverse që me siguri do të jenë objekt diskutimesh deri në ndeshjen e kthimit.

Konkretisht, polemika kryesore ndodhi pas gjysmë ore ndeshjeje kur vendasit kaluan në epërsi me një gol të Charlie Kelman, përndryshe golashënuesi më i mirë në ligë.


Kelman u asistua për golin nga Omar Beckles, dhe goli shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale sepse goli ishte qartësisht në pozicion jashtë loje, gjë që asistenti i gjyqtarit nuk e vuri re.

Shumë njerëz në rrjetet sociale po komentojnë se ai ndoshta nuk e pa prekjen e Beckles në këtë situatë të diskutueshme.

Kjo situatë u kujtoi kritikëve pse ekziston teknologjia VAR, e cila e ka përmirësuar shumë lojën e futbollit, por nuk zbatohet në nivelin e tretë të futbollit anglez.

Stockport reagoi shpejt në pjesën tjetër të ndeshjes, dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Ndeshja e kthimit është planifikuar për të mërkurën në orën 21:00, dhe fituesi i asaj ndeshjeje do të luajë kundër fituesit të ndeshjes dyshe midis Wycombe dhe Charlton për të hyrë në kampionat. /Telegrafi/

telegrafi sport app