LAJMI I FUNDIT:

Vendim i ri i Qeverisë së Kosovës: Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor vazhdon deri në një vendim tjetër

Vendim i ri i Qeverisë së Kosovës: Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor vazhdon deri në një vendim tjetër

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet të vazhdon deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që mësimi të ndërpritet që nga data 11 mars me qëllim të parandalimit të coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

1.Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2.Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i  paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër,  me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë). 

3.Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020. ​

Ndryshe deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 79 raste, ndërsa ditën e diele është shënuar edhe viktima e parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori