LAJMI I FUNDIT:

“Vendi më i rrezikshëm në Tokë”, lufta me Rusinë mund të nisë nga ky korridor në Evropë dhe brenda pesë vjetëve, thonë ekspertët

“Vendi më i rrezikshëm në Tokë”, lufta me Rusinë mund të nisë nga ky korridor në Evropë dhe brenda pesë vjetëve, thonë ekspertët

Ministri danez i Mbrojtjes, Troel Lunn Poulsen ka thënë se një konflikt ushtarak midis NATO-s mund të fillojë deri në pesë vjetët e ardhshme.

“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre deri në pesë vjet Rusia të provokojë nenin e pestë të NATO-s dhe solidaritetin e aleancës”, deklaroi zyrtari danez, duke shtuar se Kremlini “ka një dëshirë për ta bërë këtë”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Danimarka nuk ka gjasa së sulmohet drejtpërdrejt, por mund të përballet me kërcënimin e sulmeve hibride nga Rusia.


Javëve të fundit ka pasur paralajmërime të shumta për një konflikt të mundshëm nga Rusia.

Paralajmërimi më serioz i Gjermanisë deri më tani: Putini mund të sulmojë NATO-n, ne e dimë se kur
Lexo po ashtu Paralajmërimi më serioz i Gjermanisë deri më tani: Putini mund të sulmojë NATO-n, ne e dimë se kur

Një zyrtar gjerman paralajmëroi se një konflikt me Rusinë mund të fillojë brenda një dekade. Por, ky nuk ishte alarmi i vetëm, pasi edhe një zyrtar i NATO-s deklaroi se mund të ndodhë një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë.

Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për konfrontim dekadash me Rusinë
Lexo po ashtu Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për konfrontim dekadash me Rusinë

Duke mos u mjaftuar këto dy parlajmërime nga këto dy vende evropiane, shqetësime të tilla të ngjashme janë ngritur edhe nga Britania e Madhe.

Siç raportohet, konflikti mund të nisë nga korridori Suwalki, midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit (koloni ruse).

Çfarë dimë për këtë korridor?

Korridori Suwalki është një brez toke prej 60 deri në 100 kilometra, nga të tria anët ky korridor kufizohet me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Poloninë dhe rruga çon deri tek kolonia ruse, Kaliningrad.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska u përpoq të siguronte një kalim në anën polake të korridorit për në territorin e saj të sapo ndarë.

Përpjekja ishte e pasuksesshme. Në vend të kësaj, Rusia negocioi marrëveshje me BE-në për të siguruar transitin e qytetarëve dhe mallrave rusë përmes Lituanisë.

Siç raportohet, ekspertët e kanë përshkruar këtë korridor si “Thembra e Akilit”, “Pika më e dobët”, apo edhe “Vendi më i rrezikshëm në tokë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori