LAJMI I FUNDIT:

Vendet evropiane do të strehojnë 400 fëmijë pas zjarrit në Greqi

Vendet evropiane do të strehojnë 400 fëmijë pas zjarrit në Greqi

Autoritetet gjermane thanë se dhjetë vende të Evropës kanë rënë dakord që të marrin 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga një kamp migrantësh në Greqi, i cili është përfshirë këtë javë nga flakët.

Në një konferencë për media të premten, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se shumica e tyre do të shkojnë në Gjermani dhe Francë.

Afro 13,000 njerëz kanë mbetur pa strehë prejse është djegur kampi Moria, të mërkurën, në ishullin Lesbos.


Familjet flenë në fusha dhe rrugë, derisa autoritetet përpiqen t’iu gjejnë strehim.

Pranë rrënojave të Morias, banorët lokalë kanë bllokuar rrugët, duke i penguar organizatat bamirëse nga shpërndarja e ndihmave.

Banorët po ashtu thonë se janë kundër ndërtimit të çadrave të reja.

Pasi vizitoi Morian, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se kampi i shkatërruar do të zëvendësohet me një objekt modern, në të njëjtin lokacion.

Ministri gjerman, Seehofer, tha se Franca dhe Gjermania do të pranojnë nga 100-150 fëmijë.

Holanda tashmë është pajtuar për strehimin e 50 fëmijëve, ndërsa Finlanda për 11 të tjerë.

Vendet e tjera që do të strehojnë fëmijë, përfshijnë: Zvicrën, Belgjikën, Kroacinë, Slloveninë, Luksemburgun dhe Portugalinë.

Bisedimet për pjesëmarrjen e shteteve të tjera janë në zhvillim e sipër, tha Seehofer. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
DW: Vuçiq mori një paralajmërim nga NATO se i ka skaduar afati

DW: Vuçiq mori një paralajmërim nga NATO se i ka skaduar afati

Serbia
Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Evropa
Zelensky po fliste me gazetarët, e “ndërprenë” telefonata e Macronit – pamje nga ky moment interesant

Zelensky po fliste me gazetarët, e “ndërprenë” telefonata e Macronit – pamje nga ky moment interesant

Evropa
Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Botë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Publikohet Raporti Botëror i Lumturisë - për të tetin vit radhazi, Finlanda mbetet në vendin e parë

Publikohet Raporti Botëror i Lumturisë - për të tetin vit radhazi, Finlanda mbetet në vendin e parë

Botë
Kalo në kategori