Vëllaznimi ka publikuar një reagim zyrtar për të sqaruar situatën pas incidenteve që ndodhën në fund të ndeshjes kundër Lirisë.
Në një deklaratë të gjatë, klubi e ka quajtur incidentin “të qëllimshëm dhe të pabesë”, duke theksuar se aksionet e tifozëve të Lirisë kanë qenë kriminale dhe të paarsyeshme.
Sipas Vëllaznimit, pas përfundimit të ndeshjes, një numër i madh i tifozëve të Lirisë kanë hyrë në fushë pa asnjë arsye apo provokim dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e Vëllaznimit me gurë, shishe qelqi dhe objekte të tjera.
Në mesin e të sulmuarve ishin lojtarët Altin Vojvoda dhe Ardian Hoti, si dhe stafi teknik dhe drejtori i klubit.
Ndihmës-trajneri i Lirisë, Kevin Xhafa, është akuzuar për sulme dhe fyerje verbale, gjë që çoi në një karton të kuq nga gjyqtari kryesor.
Vëllaznimi thekson se kishte paralajmëruar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe KF Lirinë, plotë 72 orë para ndeshjes për praninë e tifozëve të tij, por as klubi i Lirisë dhe as Policia e Kosovës nuk kanë marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë.
Kjo neglizhencë, sipas klubit, ka lejuar eskalimin e dhunës.
Në përfundim, Vëllaznimi kërkon nga organet kompetente të Policisë së Kosovës të identifikojnë përmes fotove individët që kanë marrë pjesë në sulmet, si dhe nga Federata e Futbollit të Kosovës të marrë masa për këtë incident.
Më poshtë reagimi i plotë i Vëllaznimit i postuar në faqen zyrtare të tyre:
Klubi i Futbollit Vëllaznimi, nëpërmjet këtij reagimi, dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe Federaten e Futbollit e Kosovës në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Liria – Vëllaznimi, që ishte i qëllimshëm dhe i pabesë nga 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐄𝐋𝐄𝐓 që zbriten nga tribunat e tifozëve vendas.
Pas përfundimit të ndeshjes një numër i madh i tifozëve të KF Lirisë pa asnjë arsye apo provokimi kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e KF Vëllaznimi me mjete të forta, gurë, shishe qelqi e shumë gjëra tjera.
Tifozët vendas kanë sulmuar fizikisht lojtarët, Altin Vojvoda dhe Ardian Hoti, si dhe është sulmuar dhe fyer shtabi teknik dhe Drejtori i Klubit nga Ndihmës-Trajneri i Lirisë Kevin Xhafa dhe për këtë arsye referi Kryesor e ka ndëshkuar me karton të kuq.
KF Vëllaznimi sipas rregullorës së garave 72 orë para ndeshjes e ka paralajmëruar Federaten e Futbollit si dhe KF Lirinë që tifozët do të udhëtojnë në këtë ndeshje, por klubi i Lirisë së bashku me Policinë e Kosovës me neglizhencë totale dështuan në organizim duke mos marrur asnjë nga masat e duhura për sigurinë në ndeshje që la hapsirë për eskalimin total të dhunës në fund të ndeshjes nga 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐄𝐋𝐄𝐓 në publikun vendas.
Ju lutemi organeve kompetente të Polisisë së Kosovës që nëpërmjet fotove ti identifikojnë 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐄𝐋𝐄𝐓 të cilët na kanë sulmuar pabesisht.
KF Vëllaznimi kërkon nga organet kompetente të Federates së Fubollit të Kosovës që të marrin masa për këtë sulm ndaj Lojtarëve, zyrtarëve dhe tifozëve të KF Vëllaznimit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dy gola dhe një asistim, Qëndrim Zyba me paraqitje spektakolare në fitoren e thellë të Liberecit

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Abazi rrëfen për përballjet me argjentinasin e njohur Ariel Ortega dhe yjet e tjerë te Fenerbahces

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler