LAJMI I FUNDIT:

Vëllazëria është nëpër oda, mbledhjet e dy qeverive shqiptare për show mediatik dhe çështja e Asociacionit e dialogu me Serbinë – çfarë tha analisti Ben Andoni

Vëllazëria është nëpër oda, mbledhjet e dy qeverive shqiptare për show mediatik dhe çështja e Asociacionit e dialogu me Serbinë – çfarë tha analisti Ben Andoni

Javën që lamë pas deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë u mblodhën në Tiranë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy parlamenteve, e cila u pa më shumë si një show mediatik sesa si bashkëpunim i mirëfilltë mes marrëdhënieve reale mes dy vendeve.

Gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, në një intervistë në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu duke komentuar këto takime dhe relacionet Kosovë- Shqipëri tha se kryeministri shqiptar Edi Rama është mjeshtër i formës, ndërsa në përmbajtje lë shumë për të dëshiruar.

“Brenda është patjetër pjesa e show-it mediatik. Rama është mjeshtër i formës dhe nuk mund të mohohet. Sa i përket formës nuk ka një të dytë. Mirëpo, sa i përket përmbajtjes lë shumë për të dëshiruar. Tek mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve ka dy aspekte, aspekti i parë është që këtij legjislacioni i duhej të kishte një takim të përbashkët. Pasi një të tillë e ka bërë për herë të parë, Jozefina Topalli. Ky është momenti se kësaj legjislature i duhej një takim i përbashkët për të treguar nivelin e marrëdhënieve dhe stadin e marrëdhënieve të legjislativit”, vlerësoi gazetari Andoni.


Ai vazhdoi vlerësimin duke shtuar se Kosovës i duhet një lloj bashkëpunimi i afërt me Shqipërinë, pasi, siç tha Andoni, dialogu po futet në momentet finale.

“Ju e dini që dialogu tashmë po futet në momentet finale, pa çka se po duket se ka një presion të madh nga pala serbe, sepse kuptohet, atyre ju duhet një zgjidhje që është gati jashtë realiteteve dhe besoj që do marr pak kohë. Kosovës i duhet në këto momente që parlamenti i vet të jetë fleksibil me vendimet që do marr ekzekutivi i vendit. Por, nuk mjafton vetëm prania e Kurtit, dhe kartonat që ai ka në parlament. Por, i duhet një ndihmë e madhe edhe e legjislativit shqiptar të Tiranës, pasi përballja e Kosovës që do futet këtej e tutje me njohje reciproke me Serbinë, do të jetë shumë e vështirë dhe me procedura”, theksoi ai.

Raporti i afërt mes Tiranës dhe Prishtinës, Andoni tha se ka filluar të bjerë dhe se dy vendet nuk kanë një treg të përbashkët.

Analisti Ben Andoni, në intervistë në emisionin “Përballje”

E, sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve vendeve, Andoni tha se disa nuk janë zbatuar dhe disa nuk kanë marr jetë.

Ai po ashtu theksoi se vëllazëria mes dy vendeve është tek pjesa e odave, e cila, siç vlerësoi ai, është një kambanë alarmi.

“Për mua ka qenë e paimagjinueshme momenti kur Shqipëria ia ofroi vaksinat Kosovës dhe reagimi i autoriteteve të Kosovës nuk ishte adekuat. Pjesa vëllazërore tek ne është ajo pjesa e odave. Ajo pjesë ku të dy liderët tanë mundohem ta bëjnë për show. Por, kur vjen puna që ne si dy vëllezër t’i shikojmë shtëpitë e njërit-tjetri, kompatibël, t’i ndihmojmë njëra-tjetrën, por kjo nuk funksionon. Kjo është një kambanë alarmi. Kosova nuk shikohet më në Shqipëri si Kosova e para luftës apo ajo e kohës së pavarësisë, por si një njësi shtetërore pasi dhe është e tillë, por shikohet pak si projeksion i largët. Ata e kanë punën e  tyre dhe ne tonën. E, kjo gjë nuk më pëlqen”, tha ndër të tjera, gazetari dhe analisti, Ben Andoni.

Analisti Andoni gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka folur edhe për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe trysnitë që do të jenë mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Besojmë që i gjithë dialogu është futur në margjinat e një zgjidhje. Për arsyen se gjërat që ti i shikon me kujdes, gjërat që politikanët qoftë Vuçiq në Beograd dhe Kurti në Prishtinë, të cilët mundohen që të tregojnë që gjërat janë të acaruara, e vërteta është që në vendet respektive tregojnë një retorikë krejt tjetër.

Zgjidhja duket se është vendosur në tavolinë. Nëse e keni parë takimin e fundit të Vuçiqit dhe Kurtit, Borell nxori dy orë nga xhepi, e drejtonte vazhdimisht vëmendjen nga një orë që kishte përballë, dhe të dy zyrtarët ishin në një distancë bajagi të mirë, tashmë BE-ja i ka vendosur margjinat, ShBA-të e respektojnë këtë lloj autoriteti të BE-së”, ka thënë Andoni.

Ai po ashtu theksoi se edhe Asociacioni me kalimin e kohës do të marrë jetë, por siç u shpreh ai uron që të ketë sa më pak dëme për Kosovën.

“Por pa shtetin amerikan ne të dy e dimë që kjo nuk realizohet, dhe ju tani vetëm duhet të firmosni… Sepse dhe ata e dinë shumë mirë që Vuçiq do të ketë probleme në Serbi, dhe në një farë mënyre është përballë dilemës së tij politike. Ashtu si Kurti do t’i prish të gjitha ato ligjërime për asociacione, pasi më vjen keq ta them por asociacioni duam apo jo ne, me kalimin e kohës do të marrë jetë dhe uroj që të bëhet me sa më pak dëme për Kosovën, kur në fund fare Kosova të ketë precizuar gjëra që të jenë në interes të saj. Për këto gjëra na duhet Kurti që të jetë transparent dhe ta lërë atë retorikën ideore, e sidomos militantët të cilët mundohen që çdo gjë të tij ta brohorasin”, theksoi ai.

I pyetur se a do të jetë asociacioni fundi i marrëveshjes, Andoni tha: “E dimë që asociacioni ka qenë një nga kauzat më të mira dhe më të studiuara të VV-së. Në kohën kur po jetojmë, akoma është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që d.m.th Kosova duhet të ripunojë një draft të ri të asociacionit i cili të ketë mundësi që mos të bjerë ndesh dhe me ligjet kushtetuese. Sa më shumë që ta shtyjmë aq më e vështirë bëhet”.

“Indikacionet kryesore që besoj dhe ju i keni është që po iu bëhet presion nga shteti amerikan për asociacionin. Kuptohet që shteti amerikan është më i destinuar për të shikuar të ardhmen e konfliktit se sa p.sh shumë autoritete të tjera që duan konflikte të ngrira. Rasti i Kosovës do të ndryshojë me shumë gjasa dhe gjeopolitikën e botës. Mënyra se si do procedohet me Kosovën, do jetë mënyra se si do të procedohet dhe me shumë republika të vogla që kanë shpallur mëvetësinë”, potencoi analisti Andoni.

Andoni gjatë intervistës po ashtu tha se Kosovës i duhet të bëjë një përpjekje titanike, pasi siç theksoi ai është në momente të vështira.

“…jemi në momentet varësisht të vështira për të dy vendet, Kosovë-Serbi. Kosovës nuk mund t’i vihet faj pasi është vetëm 15 vjet shtet dhe ka armiq pa fund. Ndërsa Serbia është një shtet i fortë. Pra neve së bashku na duhet një përpjeke titanike”, tha Andoni duke shtuar se në të ardhmen mund të vendoset në tavolinë çështja e ndryshimit të kufijve.

“Kam frikë që në të ardhmen dhe për këtë dyshoj që sërish do të vendoset në tavolinë ndryshimi i territorit. Absolutisht sepse duket që është mënyra më e mirë që serbët e katër komunave të veriut pothuajse janë jashtë sistemit të Kosovës”, tha gazetari dhe analisti, Ben Andoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori