Vëllai i kosovarit të arrestuar këtë javë në Serbi, Ibrahim Matoshi, u ka bërë apel drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe diplomatëve e shefave të misioneve të huaja në vend që të angazhohen për lirimin e tij.
Ibrahim Matoshi, nga Kmetovci i Gjilanit, u arrestuan të hënën në pikën kufitare Dheu i Bardhë derisa po kthehej për në Gjermani pas pushimeve të kaluara në vendlindje dhe po mbahet në arrest në Vranjë në bazë të një akuze të vitit 1999.
Më poshtë postimi i plotë i Musli Matoshit:
Tё nderuar,
President Hashim Thaci, Kryeministёr Ramush Haradinaj, Kryeparlamentar Kadri Veseli, Ministёr i Punёve tё Jashtme Behgjet Pacolli, Ministre e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha; Avokat i popullit Hilmi Jashari,
Tё nderuar
Pёrfaqёsues tё partive politike, Odёs sё Avokatёve, shoqёrisё civile dhe mediave;
Sic e dini, vёllaun tim dhe bashkёqytetarin tuaj, Ibrahim Matoshi, e ka arrestuar policia serbe me datёn 13 Gusht , nё pikёn kufitare Dheu i Bardhё. Ibrahimi akuzohet nga organet serb pёr njё krim i cili ka ndodhur nё shtator tё vitit 1999 nё fshatin tonё, Verbicё e Kmetocit, komuna e Gjilanit. Tё gjithё ata qё e njohin Ibrahimin, e dinё se kjo akuzё serioze ёshtё e fabrikuar pёr qёllime tё cilat nuk janё tё njohura pёr ne. Nisur nga fakti se ky ёshtё njё rast i montuar ndaj njё qytetari tё Kosovёs, ne nuk kemi aspak besim nё drejtёsinё serbe.
Dua t’ua bёjё me dije se mbrojtja e Ibrahimit i tejkalon mundёsitё tona familjare. Mbrojtja e Ibrahimit kёrkon reagim dhe mbёshtetje institcionale dhe ёshtё shёndrruar nё temё politike qё duhet tё diskutohet nё mes tё dy shteteve me qёllim qё tё mbrohen qytetarёt e tjerё qё mund tё bёhen pre e fabrikimeve tё tilla.
Jemi tё vetёdijshёm se Ibrahimi ka hequr dorё nga nёnshtetёsia kosovare pёr arsye procedurale, mirёpo kjo nuk ju liron juve nga pёrgjegjёsia institucionale pёr mbrojtjen e njё bashkё-kombasi tuaj. Fakti qё Ibrahimi vazhdon tё vij sa herё qё i ipet rasti nё Kosovё, e kjo ёshtё sё paku dy herё nё vit, tregon se sa ka hequr dorё ai nga Kosova. Si do tё ndiheshit dhe cfarё to tё thoshit nёse Ibrahimi do tё fitonte ndonjё cmim prestigjioz ndёrkombёtar nё fushёn e tij profesional –Stomatologji? Prandaj, Ibrahimi dhe ne si familja sot kemi nevojё pёr ndihmen tuaj institucionale, politike profesionale. Duke i ndihmuar Ibrahimit ju i ndihmoni institucionet dhe qytetarёt e Kosovёs, qё ёshtё pёrgjegjёsi dhe obligim i juaji institucional.
Tё nderuar,
Pёrfaqёsuese e BE-sё nё Kosovё Znj Natalyia Apostolova, shef i Misionit tё OSBE z. Jan Braathu, pёrfaqёsues tё Quint nё Kosovё,
Meqёnёse jeni pёrfaqёsues tё organizatave amё, tё cilat merren me mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, si dhe jeni pёrfaqёsues tё shteteve respektive qё i mbrojnё tё drejtat e njeriut sipas parimeve tё specifikuara nё konventat ndёrkombёtare pёr tё drejtat e njeriut, ju bёjmё thirrje qё tё na ndihmoni pёr lirimin sa mё tё shpjetё tё Ibrahimit.
Duke e pasur parasysh faktin se organizatat dhe shtetet e juaja respektive janё tё pёrfshira drejtёprdrejt ose tёrthorazi nё dialogun nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё, i cili ka pёr qёllim lehtёsimin e jetёs sё qytetarёve, si dhe ndёrtimin e bashkёjetesёs nё mes tё etnive tё ndryshme nё Kosovё dhe nё rajon, ua bёjmё me dije se arrestimi i Ibrahimit ёshtё nё kundёrshtim me parimet e kёtij procesi. Ai ёshtё viktim e njё rasti tёrёsisht politik tё planifikuar dhe zbatuar nga organet serbe. Prandaj kёrkojmё nga ju qё rastin ta raportoni tek organizatat dhe qeveritё e juaja gjegjёse si dhe tё ushtroni ndikimin tuaj diplomatik, politik, e profesional qё Ibrahimi tё lirohet sa ma shpejtё pёr shkak se ai po akuzohet pёr njё rast tё fabrikuar pa kurrёfar baze, dёshmie, e dёshmitari.
Tё nderuar bashkqytetar,
Dua tё ju njoftoj se sё bashku me disa aktivist pёr tё drejtat e njeriut planifikojmё organizimin e njё proteste nё Gjilan nё mbrotje tё Ibrahimit. Protesta tё ngjashme planifikojmё tё orgaizojmё edhe nё Prishtinё ku janё tё pёrqёndruara institucionet tona dhe ndёrkombёtare. Jemi tё vetёdijshёm se gjendemi nё njё situatё tё tensionuar politikisht dhe njё shkёndijё e vogёl mund tё ndezё zjarre tё mёdha, mirёpo jemi tё detyruar tё mbrojmё Ibrahimin disi. Kjo ёshtё mundёsia e vetme qё e kemi. Ajo qё i ka ndodhur atij sot mund tё ju ndodhё nesёr edhe juve. Prandaj, ju bёjmё thirrje qё tё na bashkangjiteni nё masё sa mё tё madhe.
I juaji sinqerisht,
Musli Matoshi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime